Përgjatë ditës së sotme dhe nesërme (04-05.01.2020), tragetet do të dyfishojnë lundrimet e tyre me portet e Italisë, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve, kryesisht në dalje.

3 tragete kanë mbërritur mengjesin e sotëm në Portin e Durrësit, 2 prej të cilëve kanë rinisur lundrimin drejt Portit të Barit, pak para mesditës.

“Rigel II” dhe “AF Francesca” pritet të mbërrijnë në Durrës mbrëmjen e sotme, për të udhëtuar sërisht rreth mesnatës drejt Portit të Barit.

APD njofton se me qëllim përballimin me sukses të fluksit të hyrje/daljeve janë dyfishuar dhe sportelet e përpunimit për pasagjerët dhe mjetet e tyre.