Përfaqësuesit e gjashtë Autoriteteve Portuale, nga Durrësi, Venecia,Trieste, Pireu, Selaniku dhe Bar (Tivar), vizituan në fund të vitit të kaluar portin e Barcelonës.

Kjo vizitë studimore e Konsorciumit SUPAIR që u organizua nga Escola Europea, (pjesë integrale e portit te Barcelonës), synonte thellimin e njohurive dhe sigurimin e përvojës mbi problematikat potenciale në porte.

Gjatë vizitës në Qendrën e Rimorkiatorëve dhe Pilotëve portuale, partnerët e Projektit ndoqën nga afër operacionet e portit dhe diskutuan për projektet e nismat e zbatuara tashmë, si dhe zhvillimet e planifikuara në Portin e Barcelonës.

Më pas Pjesëmarrësit e konsorciumit vizituan terminalet e ndryshme të portit në rrugë detare. U prezantua një përshkrim i hollësishëm i situatës së tanishme operacionale, si dhe investimet potenciale që janë planifikuar.

Pjesa e fundit e vizitës përbëhej nga dy prezantime: njëri ka të bëjë me zhvillimin e Portit të Barcelonës dhe planin strategjik për të marrë një pjesë të madhe të tregut global detar, ndërsa i dyti ishte më i fokusuar në aktivitetet dhe iniciativat e qëndrueshmërisë së portit për ti kthyer potencialisht në përfitime ekonomike.

Pas vitesh pune të përbashkët pjesëmarrësit e projektit SUPAIR kanë përcaktuar udhëzimet për portet eko-të qëndrueshme, të cilat janë zhvilluar nga Universiteti Ndërkombëtar i Venecias (Itali) me kontributin e të gjithë partnerëve të projektit duke përfshirë edhe Autoritetin Portual Durrës.

Porti i Durrësit në veçanti është i angazhuar në planin e tij të veprimit, i cili fokusohet në “Rivitalizimin e Hapësirave të Gjelbërta, krijimin e zgjidhjeve miqësore me mjedisin dhe zbatimin e sistemeve multimodale të transportit”.