Hapësirë e veçantë për pasurinë nënujore në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

18/11/2019 - 16:19

Objektet e zbuluara në ujrat detare pranë Durrësit së shpejti do të vendosen së bashku në Muzeun Arkeologjik, i cili kohët e fundit ka marrë statusin e Muzeut Kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Alban Ramohito, sipas të cilit tashmë grupet e specialistëve pranë Ministrisë së Kulturës po punojnë për hartimin e platformave shkencore ku do të mbështetet ngritja e Pavijoneve të Mesjetës dhe të Arkeologjisë Nënujore përkatësisht në katin e dytë dhe të tretë të godinës së Muzeut të Durrësit, thuhet në njoftimin zyrtar të APD-së.

Sipas Ramohitos, një pjesë e madhe e relikteve të mjeteve lundruese me moshë deri 2500-vjeçare janë zbuluar nga arkeologët nënujorë në gjiun e Durrësit.

Përfundimet studimore dëshmojnë se anijet antike me mallra janë mbytur kryesisht gjatë lundrimit në hyrje apo dalje nga skela dhe limani i Durrësit në antikitet dhe në mesjetë, për shkak të motit të keq apo të pengesave nënujore të panjohura.

Aktualisht në Muzeun e përuruar në vitin 2001 funksionon vetëm pavijoni i antikitetit me rreth 2,700 objekte të zbuluara në Durrës dhe në rrethinat e tij.

Drejtori Ramohito tha gjithashtu, se Muzeu do të jetë pjesa më e rëndësishme e Qendrës Muzeore Durrës, që siç e përcakton Ligji nr 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe Muzetë” është institucion me status “muze kombëtar”, në varësi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, me seli në qytetin e Durrësit, e cila administron Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë dhe Parkun Arkeologjik Durrës, kufijtë e të cilit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkia e Durrësit, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen para kohe nga jeta të punonjësit të saj, I

Një ditë pasi përcolli të atin për në banesën e fundit, Bora Ferri, vajza e artistit të mirënjohur Xhevdet Ferri ka vendosur të flasë me

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë për të arrestuarit pas tërmetit në Tiranë.

Ndahet nga jeta pas një ataku kardiak, Ilirjan Tanko, drejtor i arkivës pranë bashkisë Durrës.

Një operacion policor për kapjen e një personi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore është zhvilluar gjatë natës në Vlorë.

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle gjatë natës së kaluar në disa akse.

Studentët shqiptarë do të kenë mundësinë që pushimet e verës, t`i shfrytëzojnë për punësim sezonal në Gjermani.

Mbi 16 ton ndihma humanitare të grumbulluara nga komuniteti shqiptar i Selanikut në Greqi janë nisur për në Shqipëri.

Të gjithë ata qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit do të përfitojnë banesa në bazë të numrit të familjarëve.