Ishin bllokuar në tragetet e kompanisë italiane, riatdhesohen 37 detarët shqiptarë

04/04/2020 - 09:13

Drejtoria e Përgjithshme Detare në bashkëpunim me Ministrinë e Insfrastrukturës ka organizuar operacionin për kthimin në atdhe të 35 detarëve shqiptarë dhe 2 të tjerë nga Kosova.

Sipas njoftimit të DPD në Facebook, janë marrë masat që 37 shqiptarët e riatdhesuar gjatë natës t'u nënshtrohen të gjithë analizave mjekësore në kuadër të frenimit të përhapjes së Covid-19.

37 detarët kishin mbetur të bllokuar në tragetet e kroçerat e një kompanie në Itali.

POSTIMI I PLOTË

Drejtoria e Pergjjthshme Detare me një kembengulje të jashtëzakonshme, dhe nën kujdesin e Ministres se Infrastrukturës dhe Energjise znj.Balluku organizoi operacionin e kthimit ne Atdhe të 35 detarëve Shqiptarë dhe 2 detarëve Kosovarë të cilët kishin 4 javë te bllokuar ne tragetet e kroçerat e kompanisë GNV ne Itali.

Pas nje pune mjaft të madhe dhe ndihmës të Ministrisë Shendetesisë dhe Ministrisë per Europen dhe Punët e Jashtme u arrit që 37 detarët të imbarkoheshin sonte ne tragetin GNV AZZURRA në Bari dhe të nisen në drejtim te Shqiperisë. Detarët Shqiptarë nesër ne mengjes mberrijnë në Portin e Durrësit ku janë marrë te gjtha masat për kontrollin e tyre mjeksorë dhe transportin e tyre.

Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët Shqiptarë qe punojnë në anijet me flamur te huaj duke i asistuar dhe keshilluar per problematikat qe kanë. Nga kontaktet qe kemi pasur, shumica e tyre vazhdojnë punën ne anijet qe transportojne mallra duke kontribuar ne levizjen e mallrave në keto ditë te veshtira per gjjthë botën.

Ashtu si të gjithë Shqiptarët edhe detarët nuk janë më vetëm dhe te harruar, por te asistuar dhe të ndihmuar nga Drejtoria e Pergjithshme Detare.

Nje falenderim edhe për Autoritetin Portual Durres, Policinë e Kufirit Durrës per gatishmerinë e tyre e ndihmën e pakursyer per te prit neser detarët tanë.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

DREJTORIA E PERGJITHSHME DETARE

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 15 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 24 shtator 2020.

Shtyhet mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës që ishte parashikuar për të premten në 25 shtator.

Moti i keq pritet të përfshijë gjirin e Durrësit nga e premtja e kësaj jave deri të hënën e javës së ardhshme. Rrebeshi i parë i vjeshtës

  • Miratohen dy kërkesa për leje për hapje pusesh shpimi

Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar seanca për ngjarjen e 13 shkurtit të 2019-ës, ku Lirie Xhepa u gjet e pajetë në liqenin e S

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë paralajmëruar se ditën e nesërme se do të mbajnë një protestë rreth orës 10:00

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura duke i dhuruar 10 respiratorë të rinj.

Policia e shtetit ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundi sa i përket punës së këtij institucioni në të gjithë vendin.

Mbetet i pakonfirmuar denoncimi i një dite më parë i ish-deputetes demokrate, Albana Vokshi se mësues në gjimnazin "Gjergj Kastrioti", dy