Kroçerat rritje të interesit për të vizituar vendin tonë përmes portit të Durrësit (FOTO)

08/05/2019 - 13:25

Agjencitë turistike e kanë kthyer bregdetin shqiptar në një destinacion kryesor përgjatë viteve të fundit. Agjencia "Intermed Shipping" bën me dije se numri i kroçerave që pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit do të rritet ndjeshëm.

Janë shtuar ndjeshëm kompanitë turistike të interesuara për vizita në qendrat historike dhe arkeologjike të Shqipërisë. Pesë anije turistike kanë rezevruar ditët e fundit lundrimin drejt Durrësit për vitin 2021.

Përveç kroçerave "Nautica", "Amadea" dhe "Seven Seas Mariner", që do të jenë në Durrës pesë herë radhazi gjatë vitit 2021 pritet edhe rikthimi i anijes turistike "La Belle Dell’Adriatique", që parashikohet të ankorohet çdo muaj në port.

Qendra e Informacionit në APD bën me dije se  për vitin 2020 kroçera "Seven seas Voyager" do të kryejë tre lundrime, ndërsa pesë të tjera do ti realizojnë kroçerat "Silver Shadow", "Sirena", "Amera" dhe "Seabourn Ovation".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë dërgohen vazhdimisht me mision jashtë vendit.

Dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë dhe që në kokë mbanin kapele të bardhë dhe të zezë, kanë qëlluar me breshëri mbi 45 p

Moti për ditën e sotme do të dominohet nga kthjellime, si dhe vranësira kalimtare.

Kryeministri Edi Rama njoftoi të martën përmes rrjeteve sociale se autorizoi  një avokat gjerman për nisjen e procesit gjyqësor mbi publi

Ish-ministrja e Mbrojtjes ka dhënë një intervistë ndryshe mbrëmjen e sotme.

Deputeti Lefter Maliqi është përplasur me kryetarin e Partisë së Unitetit Kombëtar.

Javën e parë të qershorit Ligji për migracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar kaloi në parlamentin gjerman.

Gazetari i ‘Bild’ Peter Tiede ka reaguar sërish në lidhje me padinë e ngritur ndaj tij nga Kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim elektoral në qytetin e Kukësit.