Një jaht luksoz me gjatësi 86 metra ka mbërritur mbrëmjen e kaluar në portin e Durrësit, ndërkohë që në kalata vijon përpunimi i 5 anijeve me 15.500 ton kripë, çimento dhe skrap, si dhe 36 kontejnerë.

Jahti "I Dinasty" me flamur britanik ka lundruar nga ishujt e Greqisë drejt Durrësit, ndërsa në portin më të madh të vendit vazhdojnë të ankorohen veliera dhe jahte turistike të përmasave të ndryshme. 

Sot paradite rreth orës 08.00 kanë mbërritur në Terminalin përkatës edhe dy tragetet e linjës Bari-Durrës.