Moti i keq vijon të jetë prezent në gjirin e Durrësit, duke krijuar pengesa në veprimtarinë portuale.

Tragetet e parashikuara për të lundruar mbrëmjen e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjellas, janë penguar në nisjen e tyre në oraret respektive, duke u nisur mëngjesin e sotëm.

Forca e erës vijon të jetë me tendencë në rritje, duke pezulluar përkohësisht edhe procesin e përpunimit në Terminalin Perëndimor.