Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fuqishme, ka ndikuar dhe në vonesën e trageteve që udhëtojnë përmes portit të Durrësit. Në det të hapur forca ka arritur deri në 7 ballë bëjnë me dije nga porti i Durrësit.

Dy tragetet nga Bari janë nisur me vonesë dhe sipas të dhënave nga Kapitaneria, mbërrijnë në orën 14:00 në portin e Durrësit.

“DurrësLajm” mëson se Kapitaneria ka pezulluar lundrimet për anijet e vogla peshkarexha, ndërsa anijet tregtare nuk janë pezulluar.

Një anije me kontejnerë u nis mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa një anije me karburant po hyn në portin e karburanteve.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar në mëngjes në akset kryesore të qytetit.