Muzeu Arkeologjik i Durrësit mirëpret dhjetra objekte nga zbulimet nënujore

14/02/2020 - 12:09

Që nga viti 2005 arkeologët nënujorë kanë zbuluar pranë brigjeve të Durrësit dhjetra objekte me vlerë, që tashmë i përkasin trashëgimisë sonë kulturore.

Disa prej tyre janë ekspozuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të qytetit, ndërsa të tjerat presin të studiohen nga punonjësit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë.

Në Muzeun Arkeologjik mësohet se, pas restaurimit të Doliumit, enës së veçantë për transportin detar të verës së hapur, ka nisur puna për restaurimin e disa amforave, pjesët e të cilave janë zbuluar gjatë misioneve nënujore në bregdetin e Durrësit dhe më gjerë.

Bashkë me pjesët e relikteve të anijeve, që i përkasin periudhave pas shek. IV  para erës sonë, në Muzeun e Durrësit kanë mbërritur spiranca dhe enë të ndryshme, si amfora apo pjesë qeramike me vlera të veçanta.

Zbulimet e fundit nënujore po përcaktojnë hartën e shkëmbimeve tregtare detare nga brigjet e Ilirisë jugore (Durrësi) drejt porteve të tjerë të Mesdheut dhe anasjelltas. Tashmë pritet që kati i fundit i Muzeut Arkeologjik ti dedikohet plotësisht zbulimeve nënujore që i përkasin antikitetit dhe mesjetës në brigjet e Durrësit./APD

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Në takimin e mbajtur paraditën e kësaj të mërkure në portin e Durrësit për rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë blu apo turizmit të detit,

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka parë nga afër procesin e zhvillimit mësimor në disa shkolla në Durrës.

Një tjetër pallat 5-katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit po shembet ditën e sotme me fadroma nga ana e Inspektoratit Kombëtar të Mb

Vendi ynë është shumë i vonuar për të ecur përkrah vendeve të rajonit në zhvillimin e turizmit të detit dhe për këtë arsye ka nisur prej

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar 12 vendime të rëndësishm

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Nga nesër qytetarët mund të ri-aplikojnë për pasaporta me procedurë të thjeshtuar, pa formular policie.

Në ditën e tretë të grevës së urisë, disa prej naftëtarëve të Ballshit kanë shfaqur problemet e para shëndetësore.

Autoriteti Aviacionit Civil ka kryer një test në aeroportin e Rinasit këtë mëngjes.