Nis fluksi në portin e Durrësit, mbi 12 mijë udhëtarë në 1 javë

09/07/2019 - 10:57

Mbi 12 mijë udhëtarë kanë mbërritur në Durrës me tragete gjatë javës së parë të muajit korrik, ndërsa rreth 6.500 të tjerë i kanë shfrytëzuar ato për të lundruar drejt porteve të Italisë. Vetëm ditën e diel, tragetet që mbërritën nga Bari dhe Ankona (Itali) janë shfrytëzuar nga 3,376 pasagjerë vendas dhe të huaj me 717 autovetura gjithsej.

Nga të dhënat operative të APD-së, mësohet se gjatë fundjavës që kaloi tragetet kanë kryer edhe dy lundrime jashtë grafikut për të përballuar numrin në rritje të bashkëatdhëtarëve, që vijnë për të kaluar pushimet nga vendet e Europës Perëndimore ku jetojnë dhe punojnë drejt familjarëve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

Tragetet kanë transportuar gjithashtu rreth 3,600 autovetura dhe 1,900 kamionë dhe trajlerë me mallra eksport-importi gjithsej.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se javën e ardhshme disa tragetet do të fillojnë të lundrojnë dy herë në 24 orë, çka pritet të lehtësojë fluksin e madh të udhëtarëve në stinën e verës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë kur pritet të mba

Pas lajmit për arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili, ka reaguar me një qendrim të unifikuar Profesorati i Universitetit Europia

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sh