Kanë rinisur normalisht lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit në drejtim të brigjeve Italiane dhe anasjellas. Nga qendra e informacionit të APD-së, mësohet se mëngjesin e sotëm (2 janar). kanë mbërritur sipas orareve të parashikuara, tragetet “Rigel II” dhe “Af Marina”, të cilët kanë lundruar gjatë natës nga Bari drejt brigjeve tona.

Në mbrëmje nga Porti i Durrësit do të nisen 3 tragete, në drejtim të Barit dhe Ankonës.

Ndërkohë, në kalatat portuale janë akostuar 2 anije tregtare, ndërsa priten në ditët në vijim dhe 7 të tjera, të cilat do të sjellin në vendin tonë mallra të ndryshëm si grurë, kripë, ure, melaminë, llamarinë, etj.