Mbi 60 lundrime shtesë do të kryejnë tragetet e linjës Bari – Durrës e kthim gjatë muajve të verës.

Prej disa vitesh kompanitë e lundrimeve shtojnë tragetet në linjat me portet e Italisë, për t'u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve, të cilët mbërrijnë për pushime pranë familjeve në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se të dy kompanitë që operojnë me portin e Durrësit kanë shtuar thuajse të njëjtin numër lundrimesh për periudhën dy-mujore, nga mesi i muajit korrik deri në fillim të shtatorit.

Në linjën Ankona – Durrës e kthim, gjithashtu, do të ketë një dyfishim të numrit të lundrimeve, nga 2-3 në javë në kushte normale në një numër prej 5-6 lundrimesh në javë gjatë dy muajve të verës.