Shpallje vendi vakant për një drejtor në portin e Durrësit

22/11/2019 - 09:11

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar shpalljen e një vendi vakant për Drejtor, në Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Portuale Durrës.

Kandidatët të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmendur duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Promocionit, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës, dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit nr. 7, datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë, deri më datë 26.12.2019.

Shpallja e këtij pozicioni, sipas njoftimit të APD-së, bëhet "Mbështetur në Ligjin nr. 9130, datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, Neni 20, Neni 41; VKM nr. 596, datë 10.09.2004 “Për Miratimin e Statusit të Autoritetit Portual dhe për Riorganizimin e tij” Neni 14, Neni 18; Ligjin nr. 168/2013, datë 31.10.2013 “Për Sigurinë në Anije dhe Porte”, Neni 34; Udhezimin nr. 7, datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, Kreu V, Neni 9 Pika 1 dhe Neni 14; Urdhëri nr. 85, datë 11.06.2015 “Për Miratimin e Rregullores për Forcimin e Sigurisë në Anije dhe në Portet e Hapura të Republikes së Shqipërisë”".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me ndërhyrjen amerikane u arrit marrëveshja për vendosjen e një linje ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës.

Nga një zonë në tjetrën, në Durrës dëmet e tërmetit të 26 nëntorit janë të pranishme ngado.

Gjykata e Fierit liroi sot nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, pjesëtar të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Bëhet fjalë për s

Gjyqtari Piro Sota i gjykatës së Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, shtetasin Sardian Sulejmani pjesëtar të "Ban

Situata e gripit në Durrës ka shënuar numër rekord fëmijësh në urgjencën pediatrike.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar policët, të cillët shoqëruan Dritan Dajtin për  trajtim në një klinikë private.

Janë sekuestruar paraprakisht rreth 300 mijë metra katrorë tokë dhe hotele e makina me vlerë 5 milionë euro, nga pronat e grupit që u bë

Ndërsa ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në kërkim për tre akuza, gruaja e tij pronare e vetme e kompanisë “Kajmaku” shpk, Mer

Një grup ekspertësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar për hetimet që po zhvillohen për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i