Gjatë muajit korrik në kalatat e Terminalit perëndimor të portit përveç anijeve tregtare janë ankoruar edhe 42 jahte turistike të madhësive të ndryshme.

Të dhënat ofrohen nga Sektori i Statistikave në APD, sipas të cilit numri i jahteve që kanë mbërritur në port gjatë kësaj periudhe është më i lartë se sa ai i shënuar në të njejtën periudhë të vitit 2016. Për shtatë muaj radhazi, që nga fillimi i vitit 2017 deri më sot numri i përgjithshëm i jahteve të ankoruara në portin më të madh të vendit arrin në 154.

Ato janë ankoruar kryesisht në kalatat 1, 2, 4, apo 5 të Terminalit perëndimor, që administrohet nga APD.

Nga Qendra e Informacionit, mësohet se trafiku portual i jahteve turistike është më i ngjeshur nga fillimi i muajit qershor deri në fund të muajit gusht.

Sipas specialistëve portualë, kohëqëndrimi i tyre në Durrës zgjat nga 4-5 orë deri në një javë.

Gjatë viteve të fundit në portin më të madh të vendit janë ankoruar mesatarisht 220 jahte turistike në vit.