Situata drejt normalizimit/ APD: Në mbrëmje parashikohet nisja e tre trageteve nga Durrësi

06/01/2020 - 16:43

Tre tragete me udhëtarë parashikohet të nisen sot në mbrëmje nga Durrësi, dy nga të cilët drejt portit të Barit.

Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës njofton se trageti “AF Claudia” që ndodhet në Terminalin e Trageteve do të niset drejt Ankonës rreth orës 17.00.

Ndërkaq tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, të cilët janë nisur nga Bari sot paradite, pritet të mbërrijnë në Durrës përkatësisht në orën 18.00 dhe 21.00. Më pas ato do të nisen përsëri me udhëtarët në bord drejt portit të Barit.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet gjithashtu se dy tragete të tjerë, “AF Marina” dhe “Rigel III” sapo janë nisur nga Bari drejt Durrësit dhe pritet të mbërrijnë në portin më të madh të vendit tonë mbrëmjen e sotme.

Deti i trazuar dhe era e fortë në brigjet e Italisë jugore kanë shkaktuar probleme gjatë 36 orëve të fundit për lundrimin normal të trageteve të linjës Bari – Durrës e kthim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pasi babai i saj vrau nënën dhe ndërsa ka varrosur të ëmën, vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni ka postuar një mesazh shumë të ndj

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga koronavirusi, drejtori i kadastrës E

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkues

Bashkia e Durrësit ka shpallur dy vende të lira pune.  Për të dy vendet vakante ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dok

Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multime

Janë përzgjedhur 4 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Miratohet lista e tretë me 1588 emra të rinj që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në Durrës.

Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar ka vendosur sot sekuestro të pronave të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.