Spirancat e Durrësit, simbol i detarisë në shekuj (FOTO)

18/10/2018 - 16:58

Spirancat detare janë një simbol i hershëm i qytetit të Durrësit. Anijet tregtare, motopeshkatoret, ato ushtarake, e më vonë edhe tragetet e jahtet që lundrojnë në ujrat pranë qytetit bregdetar e kanë spirancën jo vetëm mjet të rëndësishëm në veprimtarinë e tyre, por edhe një simbol të detarëve që punojnë në to. 

Në thellësi të ndryshme detare pranë Durrësit peshkatarët gjejnë ende spiranca të përmasave të ndryshme, të periudhave antike e mesjetare, por edhe moderne.

Ja kuptimi i kësaj fjale në Fjalorin e Gjuhës së shqipe të vitit 2006: Spiránc/ë,-a f. sh. -a(t) det. hekur i rëndë me ganxha që lëshohet në fund të ujit me litar a me zinxhir për të mbajtur anijen në një vend; çengel: spirancë me dy (me katër) veshë; lëshoj (ngre) spirancat.

Edhe sot spirancat zbukurojnë hyrjen e institucioneve apo bizneseve private në Durrës, si te Kapiteneria e porteve dhe fasada e ish-klubit të Portit, apo disa të tjera që i gjejmë pranë lokaleve të ndryshme në rrugën “Egnatia” dhe në rrugën “Taulantia”, pranë Currilave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për rreth 15 minuta, qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshjet e shiut mbrëmjen e sotme.

OSHEE përmes një komunikate për mediat bën me dije zonat në Tiranë ku do të ndërpritet energjia elektrike.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të Krujës.

Një delfin i ngordhur është gjetur sot nga pushuesit në plazhin e Hamallajt në Durrës.

Zbardhen dy dëshmitë kyçë që ndihmuan hetuesit për të hedhur dritë mbi vrasjen e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, brenda vilës l

Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, pak ditë më parë, tronditi opinionin publik.

Ditën e djeshme, portali Fajtoje.al, publikoi një investigim lidhur me shpenzimet marramendëse  të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Mësohen detaje të reja nga shpërthimi i karburantit në Lezhë mbrëmjen e së shtunës.