Statistikat e APD: 1 korrik-15 shtator, mbi 450 mijë udhëtarë me tragete nga/drejt Durrësit

17/09/2019 - 17:10

Mbi 450 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim gjatë stinës së verës. 

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual, bëhet e ditur se në periudhën 1 korrik – 15 shtator të këtij viti me tragetet në hyrje dhe dalje nga porti më i madh i vendit kanë udhëtuar 453,342 pasagjerë me 103,204 autovetura gjithsej.

Tashmë numri i udhëtarëve me tragete po vjen duke u ulur, pas rikthimit masiv të bashkëatdhetarëve që preferuan lundrimin me tragete për të mbërritur për pushimet e verës pranë familjeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

Në të njejtën periudhë tragetet kanë transportuar 3,280 kamjonë dhe trajlerë me mallra të ndryshme. Gjatë stinës së verës çdo ditë drejt/nga Durrësi lundronin 5-7 tragete, ndërsa aktualisht numri i tyre është 2-3.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teksa mbrëmjen e së mërkurës vulosi përfundimisht JO-në për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidentit fr

100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astrit”

Projekti me vlerë rreth 285 milionë lekë dhe i financuar nga qeveria dhe ministria e Financave synon t’i japë një pamje komplet ndryshe s

Jep dorëheqjen kreu i Urbanistikës në bashkinë e Durrësit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për operacionin policor të zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, ku u arrestua personi i arr

Në një vit në Shqipëri prodhohen 26 mijë tonëqese plastike.

Në Autoritetin Rajonal të Ushqimit në Durrës është komanduar drejtuesi i ri.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës në zonën e Astirit.