Tjetër ndryshim në portin e Durrësit, emërohet një drejtoreshë e re

09/09/2019 - 12:55

Vijojnë ndryshimet në Autoritetin Portual Durrës. Në krye të Burimeve Njerëzore dhe Promocionit është emëruar Marsida Demiri (Tabaku), post ky i mbajtur më herët nga Kestrin Mataj.

Siç njofton zyra për shtyp, Demiri vjen në këtë pozicion pas një eksperience mbi 10-vjeçare në Administratën Shtetërore, ndërsa prej më shumë se 1 viti ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës pranë APD-së.

E diplomuar për Juridik, e martuar dhe nënë e një vajze, Demiri do të drejtojë një prej 7 drejtorive në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës

"Këto ndryshime në strukturën drejtuese dhe ato të varësisë vijnë në vazhdën e riorganizmit dhe rritjes së efiçencës së menaxhimit të Autoritetit Portual Durrës", thuhet në njoftim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me dhjetëra makina RETRO kanë zbarkuar pasditen e sotme në Durrës, në një paradë të veçantë, që mblodhi mjaft kureshtarë në sheshin qendr

Ministria e Jashtme përmes një njoftimi për median njofton se nga kontakti me palën greke në pikën kufitare të Kakavijës është shtuar num

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës janë duke vijuar paralelisht në disa lote të këtij projekti, për të bërë të mundur që

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Mjekja Lida Shosha ka bërë një shkrim prekës për 29-vjeçarin nga Durrësi, Xhino Koça i cili një ditë më parë i dha fund jetës tragjikisht

Vazhdojnë protestat nga banorë të ndryshëm të Durrësit përpara Bashkisë së qytetit, në lidhje me problematikat e ndryshme që iu janë shka