Tragetet Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona me vonesë, ja problemet që shkaktoi moti i keq

18/01/2018 - 09:58

Pas disa orëve pritjeje për shkak të kushteve të këqija të motit, tragetet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjellas Bari-Durrës, janë nisur në të njëjtën kohë të dyja, në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm.

Kapitaneritë e Durrësit dhe të Barit, për shkak të motit shumë të keq në ujërat ndërkombëtare, kanë lejuar lundrimin e trageteve me disa orë vonesë.

Kapiteni i portit të Durrësit Paulin Ndreu bëri me dije për “DurrësLajm” se valëzimi në det shkonte 9-10 ballë në ujërat ndërkombëtare ku kishte fortunal.

Ndreu sqaroi se pati një problem për shkak të stuhisë edhe tragetin e linjës së Ankonës. Tragetit nuk iu dha leje për të lundruar në veri për shkak të motit të keq, të cilit i ishte bllokuar spiranca nga 2 tragetet e tjera. Vetëm pasi u larguan tragetet e tjera drejt Barit, u bë e mundur që të nxirrej spiranca nga deti, dhe t’i jepej leje për të lundruar drejt Ankonës.

Tragetet e nisura nga Bari pritet të mbërrijnë në Durrës pasditen e sotme rreth orës 17:00 dhe po ashtu edhe ato të nisura nga Durrësi drejt Barit në të njëjtën orë.

Kapiteni Ndreu bëri me dije se “Prioritet kishim sigurinë e njerëzve, sepse në një kohë të tillë s’mund të rrezikonim të jepnim leje për lundrimin e trageteve”.

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, orët e paradites së kësaj të marte do dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta, po

Në studion e emisionit “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka lexuar një fragment nga dosja në ngarkim të personave të bandës së Avdylajve.

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka dhënë një këshillë të gjithë atyre që kanë aplikuar për Lotarinë.

Me ftesë të kreut të shtetit austriak, Alexander Van der Bellen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis këtë të hënë për një vizitë sht

Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me fituesit e fazës së parë për “Patrullë e Përgjithshme” që do të kalojnë në testin fizik.

Në zonën e ish-Kënetës apo "Durrësin e Ri", është ngritur një zyrë e Policisë së Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të njësisë ad

Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Të gjithë ata që nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute për të përfituar pension, tashmë kanë një zgjidhje.