Veliera superluksoze ankorohet në portin e Durrësit (FOTO & VIDEO)

03/04/2020 - 11:38

Veliera luksoze “Maltese Falcon” është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën nr.5 të portit të Durrësit. 

Jahti superluksoz ka zgjedhur portin më të madh në vend për t’u furnizuar me karburant, ujë dhe ushqime, por asnjë nga personat në bord nuk mund të zbresë në kalatë. 

Në kuadër të masave të rrepta të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Drejtoria e Përgjithshme Detare urdhëroi një ditë më parë 4 kapitaneritë e porteve të Shqipërisë që anijet krocera dhe jahtet të lejoheshin të qëndronin në port apo radë vetëm për t’u furnizuar, në mënyrë që të mos bllokonin kalatat për anijet tregtare të furnizimit të mallrave. 

INFO

Veliera Maltese Falcon është ndërtuar në kantierin detar Perini Navi në Tuzla, Stamboll, e porositur nga pronari i saj i parë, Tom Perkins. 

Veliera është një nga jahtet më të mëdha në botë me vela, e gjatë 88 metra. 

Ajo është marrë me qira nga aktorë të famshëm hollivudianë si Tom Hanks apo Hugh Jackman, bashkëthemeluesi i Google, Larry Page etj.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas alarmit të dhënë dje për përhapjen e mundshme të Covid-19 te Kadastra e Durrësit, mëngjesin e sotëm ka nisur kryerja e testit për pun

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar rastin e 62-vjeçarit që humbi jetën sot tek Infektivi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirur 21 persona, duke e çuar në 1161 numr

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur studiuesi i njohur Agron Fico, një prej dijetarëve që ia kushtoi jetën trashëgimisë folklorike shq

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites së kësaj të marte moti do të paraqitet me kthjellime në vend.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri janë regjistruar mbrëmjen e sotme.

Vrasja me dy viktima në Mamurras mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera.

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.