Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, ka reaguar lidhur me vonesat e trageteve në Port.

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon se gjatë datave 22-24 dhjetor 2018 në Portin e Durrësit kanë mbërritur me vonesë trageti i linjës Durrës-Bari,-Bari Durrës. Kjo vonesë, sipas DPD-së, ka ardhur si rezultat i vonesave të shkaktuara nga ana e autoriteteve italiane gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar.

Autoritetet italiane në portin e Barit po punojnë vetëm me dy sportele dhe nuk kanë shtuar personel për të përballuar fluskin e personave që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Si rezultat i vonesave të shkaktuara nga personeli italian i poritit të Barit, imbarikimi i udhëtarëve është bërë me vonesë dhe nisja gjithashtu është kryer me vonesë. Për këtë arsye trageti ka mbërritur me vonesë në portin e Durrësit.

Sot Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare ka komunikuar me konsullin tonë në Bari për të paraqitur shqetësimet pranë autoritetet italiane të portit të Barit për vonesat e trageteve dhe marrjen e masave për menaxhimin e fluksit të pasagjerëve për festat e fundvitit.

“Shpresojmë në bashkëpunimin e autoriteteve italiane në portin e Barit për shtimin e personelit në mënyrë që të mos shkaktohen vonesa për pasagjerët të cilët udhëtojnë drejt Shqipërisë.

I kërkojmë të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me tragetet e linjave Durrës-Bari që të na mirëkuptojnë dhe informohen për oraret dhe vonesat pranë agjencive të trageteve”, deklaron Ndreu.