Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Greqi mesditën e sotme dhe është ndjerë në jug të vendit tonë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Sizmologjisë grek, lëkundja me thellësi 18 km, u regjistrua në orën 13:46 të së hënës.

Në të njëjtën orë, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8, 16 km në Veri -Lindje të Konispolit.