Shifrat/ Veriu i Greqisë “mbytet” nga hashashi shqiptar

Postuar: 17/08/2018 - 10:13

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën e Epirit, kryesisht në Janinë.

“Kathimerini” shkruan se pjesa më e madhe e lëndëve narkotike vjen nga Shqipëria, për t’u shpërndarë më pas në pjesën tjetër të Evropës. Hashashi kalon nga kufiri shqiptaro-grek përmes rrugëve të ndryshme. Sipas një raporti të policisë greke, grupet kriminale kanë sofistikuar edhe format e trafikimit. Lënda narkotike fshihet në objekte dhe materiale të ndryshme.

Për vitin 2016, policia greke ka sekuestruar në zonën e Epirit 2.7 ton hashash, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër ishte 9.2 ton. Vihet re një rritje prej 232% e rasteve të trafikut të drogës, që janë goditur nga policia greke. Kurse gjatë këtyre muajve për vitin 2018 janë kapur 961 kg drogë në Janinë dhe 300 kg në zonën e Thesprotisë. Në të gjitha këto aksione ka pasur 306 të arrestuar, kryesisht shqiptarë. “Kathimerini” shkruan se për të goditur trafikun e drogës në kufirin greko-shqiptar, policia vepron në grupe të vogla dhe fleksible.

Një pjesë e goditjeve ndaj grupeve kriminale bëhen pikërisht në kufirin e gjelbër. Në bazë të informacionit që kanë autoritetet helene, nëse të dyshuarit kalojnë prefekturën e Janinës, atëherë forcat policore mobilizohen në zonën e dytë, kryesisht në Arta ku përmes postblloqeve arrestohen në flagrancë transportuesit e lëndëve narkotike. Për të luftuar këtë fenomen kriminal, në ndihmë të autoriteteve që “luftojnë” në kufirin e gjelbër me trafikantët, janë shtuar edhe punonjësit e “Frontex”. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie ë

Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur pë

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi S

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

“Forca e Ligjit” në veprim, shkatërrohet grupi “Bajri”, 11 në pranga e 2 në kërkim.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter shkruan se, operacioni “Forca e Ligjit” ka zhvilluar një goditje ndëshkuese n