Shtohen foshnjat me anomali/ Mjekët: Defektet e lindura për shkak të konsumit të alkoolit, duhanit dhe ilaçeve

03/11/2019 - 21:46

Shtatzënia është një proces që ka rregullat e veta që duhen zbatuar në mënyrë shumë strikte. Por kohët e fundit vihet re një shtim i numrit të femrave, që kanë një lloj papërgjegjshmërie në lidhje më krijesën që rritin brenda vetes.

“Vitet e fundit, kemi vënë re në punën tonë të përditshme, një rritje të numrit të bebeve që lindin me anomali, të sistemeve të ndryshme të trupit. Kemi shumë paciente, që të kërkojnë leje, nëse mund të pijnë një gotë verë ose birrë pa alkool gjatë shtatzënisë. Përgjigja jonë është “jo”.

Ka paciente që e kanë pirë duhanin dhe kur mësojnë për shtatzëninë, të thonë, a mund të pi dy tre cigare në ditë. Ti i thua 0 cigare në ditë. Kam patur paciente që gjatë vizitave më vinin me paketë cigaresh dhe thoshin, nuk mund të heq dorë doktoresha, kam hequr dorë nga shumë gjëra të tjera, duke të lënë të kuptoje, që mund të kishte përdorur lëndë narkotike më përpara”, tha mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi.

Nënat kanë informacione të bollshme si nga mjeku edhe nga interneti lidhur me shtatzëninë.

“Ka ardhur në rritje numri i pacienteve që “nuk të dëgjojnë”. Ajo gota e verës, ai duhani, drogat psikotrope, përkthehen në beba të lindur me anomali, që janë një dhimbje jo vetëm për çiftin, por edhe për shoqërinë, edhe për mjekun, sepse asnjë mjek nuk do të donte që të sillte në jetë një fëmijë me anomali celebrale, të zemrës, të traktit gastrointestinal, të rrugëve urinare, të trurit etj”, shtoi Kroi.

Femra pëson ndryshime hormonale jo vetëm përgjatë 9 muajve, por edhe pas lindjes, me atë që njihet si depresioni postpartum.

“Ka një rritje të numrit të pacienteve, që marrin mjekim për probleme të shëndetit mendor, para apo dhe gjatë shtatzënisë. Medikamente për ankthin, depresionin. Pjesa më e madhe kanë marrë Xanax, Valium, i vazhdojnë ato edhe gjatë shtatzënisë.

Patjetër që ky mjekim duhet ndërprerë, nësë janë produkte psikotrope. Prandaj gjenden metoda alterenative, si psikoterapia, komunikimi i vazhdueshëm me psikologun, që ankthin e 9 muajve ta kalojë lehtë edhe depresionin postpartum gjithashtu. Personalisht kam patur shumë raste të tilla dhe jam shumë e kënaqur që ja kemi dalë”, u shpreh mjekja.

Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga vranësira, sidomos përgjatë kufirit Lindor.

Dita e sotme ka nisur me përplasje në zonën e Astirit mes banorëve dhe policisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë krimi po humbet terren çdo ditë e më shumë në Shqipëri.

Gent Gazheli është shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi.

Një ditë ndryshe ka qenë e hëna për vogëlushët e Shtëpisë së Foshnjes, në Durrës.

OSHEE njofton se si rrjedhojë e punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 12-13 Nëntor do të stakohet energjia në disa zona në T

Fill pasi prokuroria firmosi urdhër-arrestin për ish-kryetarin e Vorës, Agim Kajmaku, avokati i tij, Isuf Shehu shkoi në prokurori ku lës

Edhe ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përshëndetur votimin në Kuvend të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

Rivendoset kapaku i ri prej xhami në pusin shekullor te sheshi “Liria” në Durrës.