Besimtarët e krishterë katolikë dhe ortodoksë, kremtojnë sot në mbarë botën lindjen e Krishtit.

Qindra besimtarë iu drejtuan katedrales së Kishës Orthodhokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës, duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri. Mesha u mbajt nga At Gjerasim Cakalli.

Krishtlindja si një tryezë e madhe feste dhe harmonie bëri bashkë në këtë ditë qytetarë të besimeve të ndryshme të cilët përcollën urimet e para të Krishtlindjes. Krishtlindja ka si simbolikë pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe familjen e bashkuar.