Besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në ambientet e jashtme të Xhamisë së Madhe (VIDEO)

31/07/2020 - 09:23

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, por për herë të dytë si në Fitër Bajram, në kushtet e masave anti-covid.

Për shkak të pandemisë Covid-19, falja e Kurban Bajramit në Durrës u mbajt në ambientet e jashtme të Xhamisë së Madhe, ku u mblodhën dhjetëra besimtarë.

Myftinia kishte marrë të gjitha masat për respektimin e protokollit të sigurisë duke vendosur në oborrin e xhamisë vijëzimet përkatëse për t’u garantuar besimtarëve distancimin fizik.

Imami i kësaj xhamie, Ervin Qylafku, në mesazhin e tij për besimtarët myslimanë bën për apel për solidarizim mes njerëzve, jo vetëm gjatë kësaj dite të shënuar, por përgjatë gjithë ditëve të vitit.

“Simbolika e kësaj feste nuk është vetëm derdhja e gjakut, që nënkupton sakrifikimin, por e rëndësishme është që kushdo nga ne të sakrifikojë duke hequr dorë nga të gjitha veprimet që janë të dëmshme për shoqërinë”, shprehet imami Qylafku.

Çfarë simbolizon Kurban Bajrami?

Sipas traditës islame, kjo festë nderon gatishmërinë e Ibrahimit që të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Ushqimet për Kurban Bajramin

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.

Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ashtu sikurse mediat dhe autoritetet greke kishin njoftuar, pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë do t’u nënshtrohen rregullave dhe orare

 Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytet, ku deklaroi se mjekët e familjes po

Situata epidemiologjike e Covid-19 po rëndohet dita-ditës në vendin tonë, me një numër të lartë të infektuarish dhe humbjesh jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pasi në një deklaratë për mediat eksperti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për izolimin e klientëve të tij në qelinë e posaçme "41-bis".

Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit,me të gjitha doganat

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vijon edhe sot punën në terren me grupet e avarive të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive r