Covid-19/ A do kthehen fëmijët në shkollë? Diskutohen tre variante

05/08/2020 - 21:07

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 do të nisë më 14 shtator. Por si do të zhvillohet mësimi? Deri më tani nuk ka një vendim të prerë, pasi zhvillimi i orëve të mësimit do të varet nga numri i të prekurve me koronavirus.

Për këtë arsye, deri më tani, janë propozuar tre alternativa: zhvillimi i mësimit online, për këtë arsye në RTSH Shkollë, është duke u bërë regjistrimi i të gjitha lëndëve. Por nëse numri i të prekurve me koronavirus ulet, mund të bëhet një alternim midis paraqitjes së nxënësve në shkolla dhe mësimit online. Deri më tani një gjë është e sigurt, nxënësit në 14 shtator nuk do të kthehen 100% në bankat e shkollave”.

Mësimi online ishte një proces i lodhshëm për nxënësit dhe prindërit. Kjo metodë mësimdhënie nuk është mbështetur prej tyre. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e arrestimit të 27-vjeçarit Lajden Kadilli mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, pranë pallateve Delijor

Një operacion i kryer nga skuadra operacionale të policisë Durrës dhe ajo e Tiranës, ka mundur të arrestojë në kryeqytet, Lajden Kadellin

Vendi ynë do të paraqitet kryesisht me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të alternohen me vranësirat kalimtare.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri.

Viti i ri akademik 2020-2021 do të fillojë më datë 2 nëntor. Urdhri është firmosur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ditën e sotme u prezantua në Durrës fillimi i programit të financimit të Bashkimit Europian për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të mblidhet nesër në mesditë në mbledhjen e radhës me mjete të komunikimit teknik.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarq

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.