Kualifikim spektakolar i Teutës përballë Beitar Jeruzalem ka entuziazmuar të gjithë ekipin.

Trajneri i Teutës Edi Martini pergezoi te gjithe ekipin per fitoren e arritur dhe deklaroi se tashme fokusi do te jete tek ndeshja e radhes dhe kampionati. Pas kesaj fitoreje qe shoqerohet edhe me nje shume te majme per arken e ekipit durrsak, priten afrime te reja ne skuader.

Nderkohe, presidenti i klubit Edmond Hysenbelliu u shpreh mjaft i gezuar per fitoren dhe lojen qe djemte e Teutes treguan ne fushen e lojes.

“Besoj e pate, nuk ishte nje skuader e lehte, por djemte dhane me te miren e tyre. Te ardhurat qe siguruam nga kjo ndeshje do te na ndihmoje te forcojme ekipin, sidomos ne mesfushe. Cunat sot bene nje ndeshje te papare”,- tha Hysenbelliu pas ndeshjes.

Ndeshjen e ndoqi live edhe presidenti i Republikes, Ilir Meta,  Kreu i Shtetit, pasi falenderoi ekipin durrsak per kualifikimin uroi qe teuta te ece edhe me tej ne kete kompeticion evropian.

“Ishte nje fitore shume e merituar dhe shpresoj qe Teuta ta vazhdoje ecurine pozitive”,– tha presidenti Meta.

Skuadra durrsake, e drejtuar nga Edi Martini, mposhti izraelitët me rezultatin e pastër 2-0, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”, të vlefshme për raundin e parë eliminator të Ligës së Europës, duke avancuar më tej.