Nga Bujar Qesja

Ngarkesat e kesaj jete, jane te tilla sa qe mblidhesh dhe i sherben dukurive te jetes tende. Punon pa u vene re dhe leviz ne ato drejtime, ku Zoti e ka taksur fatin tend. Teksa kaloja me daten 17 tetor 2017 ne nje rruge modeste te Durresit, prirur nga instikti i zanatit dhe nga vemendja si kalimtar, vura re nje tabele dhe brenda saj disa afishe per njerez qe jane larguar nga jeta.

Picerrova syte dhe shtyva vemendjen per te lexuar me kujdes nje njoftim. Dhe memoria me zbuloi fytyren e njeriut qe kisha njohur prej vitesh e vitesh. Mosha po e po, por edhe shkalla e njohjes per te, me nxiti deshperimin dhe hidherimin e thelle.

Lexova: Xhevdet Mitraku. Mosha 81 vjeç. Varrimi me 16 tetor 2017. Xhevdeti yne, duhej ti kishte mbaruar sekondat e fundit te frymemarrjes me 15 tetor. Pra, Xhevdet Mitraku nuk eshte më nder ne.

Urtesia e tij se gjalli, modestia po se po, diçka edhe pergjegjesia e jone, e kane spostuar nga person mediatik Xhevdet Mitrakun. E kam thene edhe ne raste te tjera, se mbetem i vendosur ne mos neglizhimin, sidomos ne kesi rastesh te atyre qe bene dhe i sherbyen sportit durrsak.

Si gazetar i tyre, si djali dhe vellai i tyre, si prindi i tyre, mbase per ndonje edhe si gjyshi i tyre, dua te justifikoj deri ne fund besimin, respektin dhe vleresimin qe me kane dhene.

Xhevdet Mitraku ne rinine e tij, mbetet kampion ne dy gara: 50 dhe 100 m stil ije. Sipas ikones se notit durrsak, nderit te notit shqiptar Mirban Kadiu, ne vitet 50-te startohej edhe ne stilin ije. Por Xhevdeti i urte, fjale pak dhe pune shume, nuk u nda kurre nga noti dhe mbeti "djali" betuar i tij. Xhevdet Mitraku! Trajner noti pas largimit nga startimi si notar.

Puna dhe aktiviteti i tij jane shume te dendura. Trajner moshash, por sidomos me vajzat, ai ka shenuar fale punes dhe pasionit, emrin e tij ne sfondin e arte te notit durrsak. Ne vitet 70 dhe 80-te, ne te gjitha arritjet e shkelqyera te vazjave durrsake, eshte dora mjeshterore e Xhevdet Mitrakut, qe krahas kolegeve te tij te respektuar si Agron Ismailati, Niko Kurani, Bashkim Dakoli, Koço Afezolli, Kristaq Bekridheli, Skender Kurani, e plot te tjere, ka folur ne favor te cilesise sportive me profesionalizimin dhe perkushtimin e tij.

Mund te rendisim shume notare te njohura te Lokomotives, qe jane pjese e historikut te pasur te notit shqiptar. Jane motrat Bekridheli, motrat Mullaliu, Tatjana Sheshmini, Gentjana Bleta, Alida Leka, Dhurata Gjoni, e per momentin memoria, nuk me ndihmon ti shenoje te gjitha te merituarat e ujit durrsak, pjese e punes titanike dhe te paharruar te Xhevdetit tone.

Ne kesi rastesh, ndjej nje lloj mangesie morale timen, per tiu perkushtuar me shume ketyre figurave ne te gjalle, por edhe keshtu te pakten ndihmoj ne mos harresen e tyre, per tia çikur sadopak meritat dhe vlerat qe u takojne. Nuk doja te heshtej per kete figure te notit, ne kete moment morti. Prandaj edhe Zoti me çoi ne ate vend, per tia adresuar keto fjale te merituara, ketij njeriu brilant, thuajse te heshtur ne vlerat e tij me emrin historik Xhevdet Mitraku.

Koha e shpejt nuk me lejon te rremoj ne arkiven time, pamje te aktivitetit te Xhodes, por ilustrimin ia gjeta. Madje shume te bukur dhe funksionale. Eshte ne mes te kolegeve te tij dhe notareve edhe notarëve te Lokomotives, lendes se pare te çmuar te punes se tij.

Lamtumire Xhevdet Mitraku, krenaria dhe nderi i notit durrsak. Mirenjohje punes tende shume vjeçare, ne mirerritjen dhe mirezhvillimin e mjaft talenteve dhe notareve te spikatur te Durresit. Familjes i uroj, ta mbajne si gjene me te çmuar, kujtimin per njeriun e tyre te mire, por edhe per trajnerin dhe edukatorin e çmuar te notit durrsak. Sportedashesve dhe qytetarise durrsake, i iku edhe nje bir i denje i tyre. Respekti dhe kujtimi me i denje per ta!

*Xhevdeti eshte ne kete foto, ne kembe nga e majta me kemishe te bardhe, ashtu si edhe dy trajneret e tjere Agron Ismailati dhe Koço Afezolli. Eshte nje foto e vitit 1980. Keto jane "tarzanet" durrsake te notit ne fillim te atij dhjetevjeçari.