Për 3 ditë me radhë është zhvilluar në qytetin e Durrësit Kampionati Kombëtar i notit për fëmijë, të rinj dhe të rritur, ku merrnin pjesë 12 ekipe me gjithsej 300 sportistë.

Kjo është gara e parë kombëtare për këtë vit, pasi pandemia Covid-19 nuk mundësoi zhvillimin e aktiviteteve të ngjashme.

Agim Çiraku, kryetari i shoqatës së notit tha gjatë fjalës së tij se “sportistët dhe trajnerët kanë qenë shumë të motivuar në zhvillimin e këtij aktiviteti dhe janë shprehur të gatshëm të raspektojnë masat e marra në kushtet e pandemisë.”.

Në hyrje të zonës ku u zhvillua kampionati bëhet kontrolli i temperaturës dhe dezifektimi i personave që hyjnë. Gjithashtu edhe në brendësi dhe në zonën para hyrjes në pishinë.

Aktiviteti po zhvillohet pa praninë e spektatorëve, ndërsa lejohen  vetem sportistët, trajnerët, drejtuesit e ekipeve, gjyqtarët dhe stafi organizator.

“Stërvitja gjatë periudhës që nga lejimi i stërvitjes në pishina të hapura ka qenë në ritme më të ulura nga e zakonshmja, për arsye të kushteve të reja, të cilat kanë ndryshuar rrjedhën normale si në çdo fushë tjetër, por trajnerët janë munduar që të krijojnë kushtet më optimale të mundshme brenda masave protokollare. Në ndryshim nga vitet e tjera, gjëja që vihet re ashtu si në të gjitha sportet është mungesa e spektatorëve. Sportistët duke qenë në moshë relativisht fëmijë dhe adoleshentë kanë pasur vështirësi në menaxhimin e shpirtit të tyre sportiv për arsye të masave anti Covid”,– tha më tek Çiraku.

Megjithate bashkepunimi mes trajnereve e sportisteve beri te mundur qe Kampionati te zhvillohet dhe te perfundoje me sukses.

Femijet ishin teper te entuziazmuar qe me ne fund po shijonin nje nga kenaqesite e tyre sportive, garat dhe gjene me emocionuese te tyre, hypjen ne pod dhe nderimin me medaljet e vendeve fituese.