Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme. Teksa pritet që të nisë mbledhja e Asamblesë ku më pas do të nisë dhe procesi i votimit, policia ka rritur masat e sigurisë.

Pas një fushate afro njëmujore, sot është momenti që 66 delegatë me të drejtë vote të vendosin mes tre kandidaturave: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.

Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientin e “Hotel Adriatik” në Plazh ku do të zhvillohen zgjedhjet, ndërsa vendi duket si një shtetrrethim i vërtetë.

LSA ka publikuar disa foto se çfarë po ndodh aktualisht para Asamblesë së FSHF-së.

Orët një ditë para zgjedhjeve kanë qenë të ethshme, nga ndarja në dy kampe të mbështetësve të Dukës dhe Finos të një frike që ekziston për mbarëvajtjen e punimeve dhe deri te forcat shtesë për ruajtjen e sigurisë.