Qarku i Dibrës i cili prodhon 6 mandate deputetesh mbyll procesin e numërimit të votave pas qarkut të Korçës.

Nga numërimi i 259 kutive, ky qark ka prodhuar nga dy mandate për dy nga forcat kryesore, PS dhe PD, ndërsa surprizën e bën PDIU-ja që renditet forcë e tretë, duke marrë më shumë vota se LSI. Si PDIU ashtu edhe LSI me votat e marra kanë marrë nga një mandat deputeti.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste merr 24580 vota ose 2 mandate, PD merr 20991 vota ose 2 mandate, LSI ka 12233 vota ose 1 mandat. Surprizon PDIU që arrin të dalë forcë e tretë pasi merr më shumë vota se LSI, 12521 vota ose 1 mandat.

QARKU DIBËR (6 MANDATE)

Partia Socialiste (2 mandate)
1.Ilir Beqaj
2.Almira Xhembulla

Partia Demokratike (2 mandate)
1.Dhurata Çupi
2.Xhemal Gjunkshi

Lëvizja Socialiste për Integrim (1 mandat)
1. Përparim Spahiu

PDIU (1 mandat)
1. Reme Lala