“1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro”/ Ambasada e SHBA bën një paralajmërim (VIDEO)

12/11/2019 - 19:29

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka deklaruar se Amerika do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni.

Përmes një video në “Facebook”, ambasada e SHBA shprehet se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri, ka ndihmuar edhe USAID, i cili këtë javë ka punuar me partnerët për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni. Shqiperia lufton korrupsionin ndal korrupsionit. A e dinit se paga mesatare për një gjyqtar shqiptar është 10 mijë euro në vit. Megjithatë një në tre gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë edhe miliona dollarë. Në sistemin e vjetër gjyqet me dyer të mbyllura, ryshfetet, vonesat apo dështimet për të nxjerrë vendimet e gjykatave ishin të zakonshme. USAID ka punuar për të përmirësuar sistemin. Nga 2012 USAID ka pajisur gjykatat me teknologji për regjistrimin audio, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Për të pakësuar vonesat USAID solli bashkë partnerët shqiptarë për të identifikuar nëse të pandehurit apo dëshmitarët janë të pranishëm dhe mund të paraqiten në gjykatë. Për të lehtësuar dorëzimin në kohë të dokumenteve dhe shkurajuar ata që përpiqen të vonojnë qëllimisht drejtësinë, duke zbatuar gjoba dhe ndëshkime të tjerë nëse krijojnë vonesa të panevojshme. USAID po instalon pika informacioni elektronik për t’u dhënë qytetarëve akses falas”,- shkruan ambasada e SHBA.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar pas ngjarjes me të shtëna me armë zjarri që u raportua se ndodhi në zonën e Lungomares në Vlorë.

Më 4 shkurt 2020, teksa po punohej në një “nyje komanduese” në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm pranë Prefekturës në Durrës, dol

Ditën e sotme ka ndërruar jetë vëllai i deputetes socialiste, Vilma Bello.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë.

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e KPK për të konfirmuar në detyrë subje

Një helikopter i Forcave Ajrore Shqiptare ka bërë ulje të detyruar në një nga zonat e Toscanas në Itali mëngjesin e të enjtes më 30 korri

Edhe katër ditë kanë mbetur nga afati i vënë nga qeveria italiane për të huajt që duan të pajisen me një leje qëndrimi.

Vijon prishja e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Greqia kërkon rifillimin e negociatave për një  Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anullimit nga Gjykata Kushtetuese në 2010-n