Me rastin e 1 qershorit, kryebashkiakja e Durrësit ka vizituar sot kopshtin “7 Marsi” dhe çerdhen nr. 4 në Shkozet.

Përmes një postimi në facebook, Bashkia Durrës bën me dije se puna për rindëtimin e kapshteve dhe çerdheve të dëmtuara nga tërmeti, me standarte bashkëkohore do të nisë menjëherë.

POSTIMI I PLOTË

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka vizituar me rastin e 1 Qershorit kopshtin “7 Marsi”, një kopësht në lagjen 16 dhe çerdhen nr. 4 në Shkozet ku ka uruar edhe fëmijët për festën e tyre dhe gjithashtu duke u ndalur veçanërisht tek rregullat e sigurisë që zbatohen me rigorozitet.

Meqënëse disa kopshte e çerdhe janë prishur si pasojë e tërmetit, kryebashkiakja Sako deklaroi se puna për rindëtimin e tyre me standarte bashkëkohore do të nisë menjëherë dhe brenda vitit fëmijët do të hyjnë në kopshte e çerdhe të reja.

Në të gjitha kopshtet dhe çerdhet Bashkia e Durrësit ka marrë masa për zbatimin e protokollit të caktuar nga Instituti i Shëndetit Publik duke kryer dezinfektimin e përditshëm dhe duke i furnizuar me termometra digjitalë dhe dezinfektantë me bazë alkooli.

Një falenderim në këtë ditë i shkon UNICEF i cili ka dhuruar 40 termometra digjitalë dhe World Vision që ka dhuruar dezinfektantë.