10 euro/nata, bien çmimet në mënyrë drastike në plazhin e Durrësit, në Sarandë 50 euro (VIDEO)

Postuar: 25/07/2017 - 14:58

Çmimet në plazhin e Durrësit kanë rënë në minimum gjatë këtij sezoni turistik. Ulja e numrit të pushuesve nga Kosova, të cilët janë edhe frekuentuesit e rregullt të plazhit më të madh të vendit, kanë bërë që çmimet të bien në minimun për akomodimin e tyre. Banorët i japin banesat me 10 euro mesatarisht në natë, ndërsa akomodimi për fjetje e qëndrim për një javë është 70 euro në një banesë private me kushtet normale.

Një pushuese nga Skënderaj thotë se për disa vjet me radhë vjen në të njëjtën banesë në plazhin e Durrësit me të njëjtin çmim të pandryshuar 10 euro/nata. Me të zotët e shtëpisë është familjarizuar aq sa nuk ka ndërmend asnjëherë të braktisë plazhin e Durrësit e të shkojë diku tjetër. Në banesën ku qëndron për një javë me bashkëshortin e saj, zonja ka të gjithë mundësinë të gatuajë ushqimin e tyre dhe të ketë kushtet e nevojshme e të domosdoshme. Me çmimet që u ofrohen dhe kushtet në banesa, pushuesit janë mjaft të kënaqur.

Banorët thonë se në Durrës çmimet e banesave në pjesën e detit variojnë nga 15 deri në 25 euro, ndërsa në krahun tjetër të rrugës, çmimet variojnë nga 7 deri në 10 euro. Një banesë e thjeshtë në Sarandë dhe jo me komoditetin që ofrohet në Durrës nga banorët shkon në 50 euro/nata, 5 herë më shumë se në Durrës. Prej fillimit të muajit korrik në Durrës u ndalua qarkullimi i autobusëve në rrugën “Pavarësia”. Ndalimi i autobusëve me pushues të Kosovës bëri që edhe pushuesit tradicionalë të mos vijnë në Durrës, duke bërë që çmimet të bien për akomodimin e tyre.

Ndjekim intervistat e pushuesve dhe të banorëve.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të

   Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e v

   Ditën e mërkurë, maturantët do të japin provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë me zgjedhje, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit

   3 protestuesit e fundit që mbaheshin në burg pas tubimit kundër vendosjes së tarifës së kalimit në rrugën e Kombit janë liruar gjatë d

   Pavarësisht nismës së marrë nga ana e qeverisë për largimin e qeseve plastike nga përdorimi, qytetarët në Durrës vijojnë t’i përdorin

Gjatë mesditës së sotme u raportua rrëmbimi i një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar në Prishtinë.

35 të rinj nga 12 vende të ndryshme europiane në zyrën rajonale të punësimit.

Aksidentet kohët e fundit, ku të plagosur ose viktima kanë qenë këmbësorët ka bërë që policia të marrë një sërë masash, duke gjobitur me

Mbikalimet ofrojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e këmbësorëve, por ka raste kur ndërtimi i tyre është bërë larg standardeve të duhur

Një shumë financiare prej 100 mijë euro besohet se është paguar për të krijuar audio-përgjimin e rremë mes dëshmitarit X, Albert Veliu dh