Ditën e sotme, njësia Vendore e Shëndetit Publik në Sarandë, pas rasteve të shumta të regjistruara me Covid-19, urdhëroi mbylljen e shkollës 9-vjeçare “9 Tetori” në qytet.

Në këtë shkollë rezultojnë të infektuar nga virusi Covid 19, 10 mësuese, 5 sanitare dhe 1 roje.

Shkolla “9 Tetori” sipas burimeve, do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë.

Në Sarandë nga shtimi i rasteve me covid-19 janë mbyllur edhe institucione të tjera si: Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Prokuroria, Sigurimet Shoqërore dhe disa institucione të tjera.