Policia e Tiranës i ka kërkuar prokurorisë rifillimin e hetimeve për dosjen e “21 janarit”, ku mbetën të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” katër protestues.

Policia i kërkon prokurorisë kryerjen e riekspertimeve teknike dhe ripyetjen e dëshmitarëve.

Në ditët në vijim dosja do të merret në shqyrtim nga prokuroria, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen kushtet e nevojshme ligjore për rihetim.

Rifillimi i hetimeve për 21 janarin, vjen një ditë para 10 vjetorit të kësaj ngjarjeje.