Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, vijon me denoncimet e tij lidhur me plagjiaturat në doktoratura apo artikuj shkencorë. Këtë herë Muka ka zbuluar vajzën e Sali Berishës, Argita Berishën, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, e cila sipas tij, ka bërë plagjiaturë në një artikull të saj shkencor.

Muka shkruan Argita Berisha Malltezi, artikullin e saj e ka 100% plagjiaturë.

“Një material tërësisht i kopjuar nga një publikim i Universitetit të Vlorës. Universitetet shqiptare dhe e ardhmja e të rinjve janë marrë peng nga kakistokratët majtas dhe djathtas të cilët e konsiderojnë auditorin si një ambient për familjet e tyre dhe jo për të diturit!”.

Artikulli i Argita Berisha Malltezi: Women in leadership and gender equity in albania – the case of vlora region publikuar ne International Journal of Management cases ne vitin 2011 (http://www.ijmc.org/ijmc/Vol_12.4_files/IJMC_12-4.pdf)

Artikulli I Etelva Leskaj: Woman Role and Gender Equity in Albania publikuar ne International Conference on Economic and Management Perspectives ne vitin 2008.(http://www.econ-society.org/conferences/management_2008.pdf)