Në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit është vendosur të mbahet në Lezhë një aktivitet ku do të vlerësohen me çertifikata katër drejtorë policie.

Gazetarja e "BalkanWeb" raportoi se në aktivitetin ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm do të nderohen me nga një certifikatë drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu; drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe, drejtori i policisë së Shkodrës Gjovalin Loka dhe drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit Altin Qato.

Një tjetër zhvillim që pritet të ndodhë sot gjatë aktivitetit në Lezhë sipas burimeve është edhe emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të pasojë Haki Çakon.

Mësohet se kanditaturë e mundshme është edhe Sokol Bizhga, i cili i plotëson kriteret pasi ka 18 vite në polici pa shkëputje dhe mban prej vitesh gradën drejtues i parë.

Bizhga ka që prej të premtes që shoqëron ministrin Xhafa në Lezhë. Bizhga është përfolur edhe si kandidat për postin e drejtorit për rendin e sigurinë publike.