Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve të ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

 Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve. 

Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës së Parë arrest me burg.

Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë së premtes në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës por edhe banorë të Kukësit, që do të jenë të pranishëm sot në Shkodër në mbështetje të të arrestuarve.