11 kutitë e Lezhës dalin të rregullta

12/07/2019 - 17:52

Hapja e 11 kutive të votimit në Lezhë nuk ndryshoi aspak rezultatin e zgjedhjeve lokale në këtë bashki pas ankimit të bërë nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, ku kandidati Eduart Ndocaj arriti të rikuperojë nga rinumërimi vetëm katër vota.

Nga rinumërimi figuroi që në një qendër votimi Eduart Ndocaj kishte një votë më shumë e cila në procesverbal i ishte dhënë socialistit Pjerin Ndreu, ndërsa në një tjetër QV 3 vota të tij i kishin kaluar kandidatit të Bindjes Demokratike të tërhequr nga gara Salvator Kaçaj. Ndonëse të ndarë në argument anëtarët e KQZ-së e cilësuan lojë të partive politike ankimet e bëra.

Në këtë mënyrë Skënderi paralajmëroi të njëjtin fat edhe për kallëzimin e bërë nga demokratët të cilëve nuk do t’i jepen materialet zgjedhore, duke nisur nga listat e votuesve apo dokumentat që ndodhen në kutitë e materialeve zgjedhore.

Të vetmet materiale që KQZ do t’i japë demokratëve të cilët kërkojnë të fatojnë atë që e cilësojnë krim elektoral në 30 Qershor do të jenë pamjet e kamerave që kanë regjistruar numërimin e votave dhe materialet e tjera që janë jashtë kutive.

I njëjti qëndrim ky me atë të KQZ-së në vitin 2009 në kohën e qeverisë Berisha ku nuk u pranua kërkesa e socialistëve për ti vënë në dispozicion listat e votuesve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti volumi më i madh i mallrave të shkëmbyera nga/drejt Durrësit i takon vendeve si Rusia, Turq

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-kreun e Kadastrës Durrës, Liridon Pula.

"Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon" u mblodh në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjin

Këtë të premte, vendi do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, sidomos në zonat veriore.

Liderët e vendeve anëtare të BE janë mbledhur në Bruksel në samitin që pritet të marrë edhe vendimin final sa i përket çeljes së negociat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me negociatat me Tiranën e Shkupin, duke u shprehur se sinjale

Në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, sot u organizua një takim me Tryezën Teknike nën drejtimin e

Goditet një tjetër grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës në Durrës.

Aplei i Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e Klement Balilit për të fituar pafajësinë, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së S

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndryshuar thuajse të gjithë drejtorët e burgjeve në mbarë vendin.