11 plazhet më mahnitëse në Shqipëri

Postuar: 22/02/2018 - 09:14

   Kryeministri Edi Rama, përshëndetjen e mëngjesit për ndjekësit e tij në rrjete sociale, e ka shoqëruar me një tjetër artikull të huaj kushtuar Shqipërisë.

Publikimi është bërë në prestigjiozen britanik “The Culture Trip” dhe tregon plazhet e mrekullueshme të vendit tonë.

MIRËMËNGJES  dhe me këtë artikull dedikuar Shqipërisë, plazheve të mahnitshme dhe potencialeve te mrekullueshme turistike të vendit tonë në një prej mediave më prestigjoze britanike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli:

Bregdeti jugor i Shqipërisë, me fshatrat e këndshëm tradicionalë, kalldrëmet dhe kishat e vogla ortodokse, është plot me plazhe të mrekullueshëm me ujëra të kristalta, që rivalizojnë Greqinë fqinje me gjysmën e çmimit, shkruan faqja e specializuar për turizmin, theculturetrip.com.

Dhe, nëse jeni të ngopur me bregdetin, ju mund të shkoni në burimet natyrore pranë Sarandës apo në brigjet liqenore pranë kufirit me Maqedoninë, pasi Shqipëria është plot surpriza.

Të përmendësh të gjitha plazhet e mrekullueshme është e pamundur, por më poshtë janë renditur 11 plazhet më të mahnitshme të Shqipërisë:

Drimadhes

Drimadhes, që mund të jetë plazhi më i bukur i Shqipërisë, një gji i vogël pranë Dhërmiut, me një shkëmb gjigant që ndan plazhet nga rëra, është vendi perfekt për të pushuar. Plazhi nuk është i populluar, madje as në verë, kështu që mbajeni mend mirë.

Dhërmiu

Pranë Drimadhes, ju gjeni Dhërmiun, një nga vendet më të famshme në Shqipëri, me shkëmbinj të bardhë që përkëdhelen nga ujëra blu në jeshilë.

Himara

Fshati i Himarës është një nga më të frekuentuarit në Rivierën Shqiptare, por që ende nuk e ka humbur sharmin e tij. Ka disa plazhe të mrekullueshme si Livadhi dhe Potami, të lokalizuar mes detit dhe një lumi.

Borsh

Është plazhi më i madh i Rivierës Shqiptare, një ngushticë rëre 7-kilometërshe e paprekur. Rrethohet nga ullinj dhe një mal i lartë dhe, pavarësisht bukurisë, është një nga më pak të vizituarit në vend.

Vlora

Qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë dhe vendi i plazheve mahnitëse të paprekura. Me Teuta Boat Tours mund të shkosh në Karaburun dhe Sazan, por nëse doni të ikni me makinë, shkoni në Radhimë apo Orikum.

Saranda

Konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqipëtare. Është një nga pikat më të frekuentuara të vendit për shumë arsye: qyteti ndodhet pranë kufirit me Greqinë, është përballë Korfuzit dhe ka plazhe të shkëlqyera si Pulëbardha.

Ksamil

Ndodhet në jug të Sarandës dhe është një nga destinacionet më të mira të plazheve. Quhet edhe ”perla e Jonit”. Ka pamje fantastike dhe është një gji me tri ishuj të vegjël. Ju sugjerojmë ta shmangni në gusht pasi është shumë i populluar.

Gjipe

E fshehur nga malet, Gjipe është plazh perfekt për ata që duan qetësinë. Pse? Pasi plazhi është larg rrugës dhe duhen 30 minuta për të parë pamjet spektakolare që të ofron.

Narta

Vetëm 15 minuta larg Vlorës, një lagunë e mrekullueshme me ujëra blu, perfekte për familjarët. Një plus i madh është ishulli i vogël i Zvërnecit me një kishe ortodokse të shekullit XVIII, e fshehur në mes të një pylli.

Syri i Kaltër

Teknikisht nuk është plazh, por një burim natyror. Sidoqoftë, nuk prish punë pasi është vendi perfekt për të notuar i vetëm në një nga peizazhet më të bukura natyrore të vendit.

Pogradeci

Shqipëria nuk ka vetëm plazhe të mrekullueshme në det, por ajo është shtëpia e një prej liqeneve më të vjetër dhe më të bukur të Europës, ai i Ohrit. Pranë Pogradecit ka disa plazhe të jashtëzakonshme të populluara gjatë verës, por ata janë perfektë sidomos në pranverë dhe në fund të verës.

(Artikullin në origjinal e gjeni duke klikuar këtu)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani kujton në një intervistë vitet e burgut të ish-drejtuesve komunistë.

“Quhem Navid, jam 28 vjeç dhe vij nga Afganistani. Për shkak të luftës lashë shtetin e Afganistanit dhe erdha këtu.

Banorët e zonës së Rrashbullit dhe Xhafzotajt iu kanë vënë zjarrin tokave të tyre bujqësore.

Është publikuar momenti i arrestimit të Violeta Donajt, gruas 35-vjeçare që ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj, 42 vjeç.

Gjatë fundjavës, Policia Rrugore vijon me shtrëngimin e masave penalizuese për drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

Në Shqipëri paraditja vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta; më të dendura pas mesditës në zonat malore ku pritet të ketë rrebeshe

   Grupi ndërministror qeveritar dhe kompania koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave duke dalë me një

   Riparimi i shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të

   Moti mbetet gjatë gjithë ditës me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash.

Mbi 100 deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë shfrytëzuar maksimalisht një privilegj që ua jap ligji, duke futur mjete ‘