11 raste të reja me koronavirus, 197 të prekur në total

28/03/2020 - 11:40

Shkon në 197 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë dalë pozitiv 11 raste të tjera.

74 persona ndodhen në Infektiv dhe katër janë në gjendje kritike për jetën.

Specialistja e ISHP-së, Silva Bino, tha gjithashtu se janë 33 persona të shëruar.

Deklarata e plotë:

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           113 raste

– Durrës           11 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhinë   2 raste

– Fier               21 raste

– Kavajë          4 raste

– Korçë            12 raste

– Vlorë            5 raste

– Shkodër        4 raste

– Lezhë            4 rast

– Berat             1 rast

– Has               2 raste

– Krujë            3 rast

-Tropojë          3 raste

– Pukë               3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Durrësit vendosi në fillim të muajit prill që në tregun e fr

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai t

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën q

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.