Edhe pse kanë kaluar 11 vjet nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave ende vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Plagët e familjarëve janë të hapura, teksa ata kanë bërë homazhe në memorialin me 26 emrat e kësaj tragjedie.

Në këtë përkujtimore veç familjarëve ishin edhe gazetarët, ndërsa nuk është parë asnjë përfaqësues politik.

Ishte 15 marsi i viti 2008, kur shpërtheu fabrika e demontimit të armëve në Gërdec, që shkaktoi 26 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.