Ka shkuar në 27 numri i personave të infektuar me koronavirus në qarkun e Shkodrës, ku 12 raste të reja dyshohet se kanë rezultuar pozitivë mbrëmjen e sotme.

Deri më tani numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend ka shkuar në 277, ku 16 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 76, ku 5 persona lanë sot Spitalin Infektiv, të kthyer në spital Covid-19.