Shpallet konkursi për 14 vende pune në bashkinë e Durrësit, mes posteve të lira edhe dy drejtori të rëndësishme

Situata e krijuar nga pandemia pati lënë pezull të gjitha konkurset e shpallura për vendet e lira të punë në bashkinë e Durrësit dhe drejtoritë në varësi.

Prej pak ditësh, bashkia ka shpallur konkurset e reja, në përfundim të të cilave pritet të përzgjidhen kandidatët e përshtatshëm për 14 vende të mbetura bosh në muajt e fundit pranë institucionit të qeverisjes vendore.

Ndër vendet e lira të punës është dhe posti që ka pas mbajtur deri disa muaj më parë kryebashkiakja në detyrë Emiriana Sako.

Bashkia ka shpallur konkursin për drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Bashkisë Durrës, post që e mbante Sako si dhe për drejtor pranë Drejtorisë së Turizmit, Politikave të Zhvillimit dhe Integrimit Evropian të Bashkisë Durrës, post që mbahej prej shumë kohësh nga Ina Xhakoni.

Ndërkohë, pozicione të tjera vakante në bashki janë kryesisht për specialistë në sektorë të ndryshëm. Në website-n e bashkisë jepen të dhëna për dokumentacionin që duhet të paraqesin kandidatët e interesuar dhe datat e konkurseve: https://www.durres.gov.al/images/shpallja_per_vende_te_lira_pune_Korrik_2020.pdf

VENDET VAKANTE:

  1. Specialist i Strehimit në Sektorin e Strehimit Social, Drejtoria e Sherbimeve prane Bashkise Durres
  2. Specialist në Sektorin e Kadastres, Shpronesimeve dhe Menaxhimit të Gjeoinformacionit, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit prane Bashkise Durres (Njesia Administrative Ishëm)
  3. Specialist Protokolli – në Njesine Administrative Ishem, prane Bashkise Durres
  4. Specialist – në Sektorin e Personelit, Drejtoria e Burimeve Njerezore prane Bashkise Durres
  5. Pergjegjes në Sektorin e Sherbimeve Mbeshtetese prane Drejtorisë se Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Durres
  6. Specialist ne Sektorin Ndihmes Ekonomike dhe Paaftesise ne Drejtorine e Sherbimeve Sociale, prane Bashkise Durres
  7. Specialist i Ndihmes Ekonomike (Administrator Shoqeror) –ne Lagjen nr.2, ne Drejtorine e Sherbime Sociale prane Bashkise Durres
  8. Inspektor – në Sektorin e Kontrollit te Taksave dhe Tarifave Vendore , Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore , Drejtoria e Pergjithshme e Menaxhimit Financiar prane Bashkise Durres
  9. Specialist – në Sektorin e Projektimit dhe Infrastruktures, Drejtoria e Sherbimeve prane Bashkise Durres
  10. Specialist në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria Ligjore, prane Bashkise Durres
  11. Specialist – në Sektorin e Buxhetit, Drejtoria e Buxhetit, Drejtoria e Pergjithshme e Menaxhimit Financiar prane Bashkise Durres
  12. Drejtor prane Drejtorisë se Sherbimeve Publike të Bashkisë Durres
  13. Drejtor prane Drejtorisë se Turizmit, Politikave të Zhvillimit dhe Integrimit Evropian te Bashkisë Durres
  14. Specialist në Sektorin e Pronave Publike dhe Menaxhimit te Aseteve, Drejtoria Ligjore prane Bashkise Durres