15 të lënduar nga dy tërmetet e frikshme në Durrës.

Drejtoresha e spitalit rajonal, Nadire Jani bën të ditur për DurrësLajm se janë rreth 15 të lënduar, por me lëndime të lehta.

Lëndimet janë shkaktuar kryesisht nga rrëshqitjet. Ndërkohë që ka persona që paraqiten në gjendje ankthi, për shkak të panikut të shkaktuar.

Drejtoresha Jani bën të ditur se është shtuar stafi i emergjencës, për t'i paraprireë çdo situate që mund të krijohet në vazhdim.