Policia rrugore ka vijuar gjatë natës kontrollet për të ndëshkuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që shkelin Kodin Rrugor.

Si pasojë e kontrolleve, janë zbuluar shumë drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi të madhe në rrugën Tiranë-Durrës.

Mësohet se janë pezulluar 16 leje drejtimi, pasi janë kapur disa drejtues mjetesh që lëviznin me 140 deri 182 km/h.

Njoftimi i policisë:

Me Policine Rrugore te Tiranes ne rrugen interurbane Durres-Tirane.

Me Radar per te parandaluar shpejtesine tej normave te lejuara me qellim rritjen e parametrave te sigurise rrugore.

16 Leje Drejtimi te pezulluara per shpejtesi qe variojne nga 140 km/h deri ne 182 Km/h.

Drejtues e drejtuese mjetesh qe abuzojne me shpejtesine duke u kthyer ne burim aksidenti.