Këtë të enjte është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Shqipëri. Një pacient ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bëhet fjalë për një 78-vjeçar nga Durrësi, gjendja e të cilit ishte rëndë prej disa ditësh. Ai ishte intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk mundi të mbijetojë. Kështu numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi shkon në 16.

Ndërkohë vijon të rritet edhe numri i të infektuarve. Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë. Mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

Qyteti më i prekur nga COVID-19 vijon të jetë Tirana me 143 raste dhe ndiqet nga Durrësi me 30 raste.

Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 143 raste

Durrës 30 raste

Lushnje 4 raste

Elbasan 8 raste

Fier 23 raste

Kavajë 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Korçë 16 raste

Vlorë 5 raste

Shkodër 10 raste

Lezhë 6 raste

Berat 1 rast

Has 8 raste

Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste

Pukë 4 raste

Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.