Situata e infektimeve nga Covid në Shqipëri vijon të paraqitet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 545 raste të reja dhe janë kryer 2026 testime. Në Durres jane regjistruar 26 te prekur te rinj me Covid-19.

Për fat të keq edhe numri i viktimave vijon të jetë në shifra të larta. Në 24 orët e fundit në spitalet Covid kanë ndërruar jetë 16 persona.

Bëhet fjalë për 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Situata në spitale vijon të mbetet problematike. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

397 qytetetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 545
Të shëruar ne 24 orë 397
Të shtruar në spitale 471
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 2.026

Testime totale 186.243
Raste pozitive 36.790
Raste të shëruara 18.152
Raste Aktive 17.851
Humbje jete 787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9145
Fier 1342
Durrës 1320
Korçë 989
Vlorë 890
Shkodër 872
Elbasan 840
Lezhë 741
Berat 566
Gjirokaster 547
Kukës 405
Dibër 194